22:06 – Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë ende, kanë përmbytur dhjetëra shtëpi në qytetin e Durrësit.

Siç raportohet nga qyteti bregdetar, zona më problematike është ajo e ish Kënetës.

Në disa banesa, niveli i ujit kalon 1 metër, ndërsa banorët shprehen se nuk po funksionon hidrovori i Porto Romanos.

17: 50 – Shi dhe erë e fortë, Durrësi nën pushtetin e ujit

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Durrësit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, pothuajse në të gjitha rrugët e qytetit ka trafik, si pasojë edhe e nivelit të lartë të ujit në to.

Kjo nuk është hera e parë që Durrësi përmbytet. Sa herë ka reshje shiu, qyteti bregdetar shfaq probleme të tilla.