"Shi deri nesër, në mesjavë kthehet dielli", ja si do të jetë moti për ditët në vijim

"Shi deri nesër, në mesjavë kthehet dielli", ja si do

Meteorologu i Metoalb Akil Osmani ka qenë në një lidhje direkte në emisionin "Ditë e Re"  në Rtv Ora me moderatorin Arjon Muça për të dhënë më shumë informacione se si do jetë parashikimi i motit gjatë javës në vijim.

Dita e nesërme sjell reshje të pakta në territor, ndërsa dita e mërkurë do sjellë përmirësim të ndjeshëm duke bërë që kthjellimet të jenë më dominuese deri ditën e premte.

"Ditën e sotme  do të mbetet me reshje shiu edhe prezencë të pakët të parametrit të erës. Herë pas here këto reshje shiu do të jenë edhe me intesitet mesatar. Më të dukshme do të jenë në zonat  veriperëndimore dhe veriore, ndërsa zonat e tjera do të mbeten disi më të mbrojtura nga rreshjet e shiut. Reshje të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë duke bërë që vetëm pasditja dhe orët e mbrëmjes së ditës së martë të sjellin dhe përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që ky mot i mirë të vijojë deri ditën e premte"

Në fundjavë pritet që vlerat termike të ngjiten në 28-29 °C , vlera të cilat janë 2 deri në 3 gradë më të larta se vlerat normale.

"Pritet që të kemi një rritje graduale të vlerave termike në pothuajse në të gjithë vendin. Ditën e sotme vlerat maksimale do të luhaten nga 24 deri në 25 °C . Ndërsa, fundjava pritet që të kulmojë me vlerat termike maksimale duke bërë që ato të ngjiten edhe në vlerat 28-29 °C duke bërë që ato të jenë 2 deri në 3 gradë më të larta se vlera normale."

.

Vendi Lajme parashikimi i motit

EMISIONET