Rtv Ora ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë për shitblerjen e votave në Dibër, e cila ka përfunduar në gjykatë vetëm me 4 të pandehur, ndërkohë për shumë te tjerë akuza është pushuar pasi vepra penale është parashkruar.

Sa i përket ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, Prokuroria sqaron se ka qenë aktiv në fushatë po nuk ka konsumuar ndonje vepër penale.

Botuesi dhe gazetari, Fahri Balliu, i ftuar në Rtv Ora  duke e konsideruar këtë dosje një turp, thotë se konkluzionet e këtij hetimi janë një goditje e madhe për SPAK dhe vetë reformën ë drejtësi.

Balliu: Është një goditje e madhe për SPAK dhe të ashtuquajturën reformë në drejtësi. Reforma në drejtësi ka marrë me vete plançetën e një grupi kanceroz që e kryeson vetë Kryeministri. Është një nga gjërat më të rënda që ka ndodhur. SPAK kërkon njerëz të vdekur dhe nuk është në gjendje të dënojë një drejtor policie, një shef komisariati, një deputet apo bashkëpunimin e tij me kriminelë. Është një dramë shumë e madhe që nëse do të vazhdojë do të jetë me pasoja shumë të rënda. Është një nga turpet më të freskëta që ka ndodhur.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese ka përpara çështje të rëndësishme dhe mjaft sensitive për politikën.

Balliu: Nuk dua të paragjykoj, jam i sigurt që vendime do të marrë por shpresoj që të jenë në kahjen e progresit, shoqërisë, riparimit dhe rivendojes së ligjit dhe rregullit. Asistenca ndërkombëtare që ka qenë primare në këtë reformë drejtësie do të mbajë përgjegjësi bashkë me Gjykatën Kushtetuese pastaj.

Sipas Balliut, “standardi dhe niveli i krimit të organizuar i lidhur me qeverisjen është në një nivel më të lartë se niveli i SPAK, është në një nivel që kërkon një asistencë shumë të lartë profesionale, se me këta hetuesit që flejnë gjumë dhe pinë atë gotën e verës dhe që një hajdut u duket si trafikant dhe një trafikant si kolumbian, këta nuk e mbërrijnë dot atë. Do të duhet kohë të goditet realisht”.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

LEXO EDHE

Ora News zbardh përgjimet e dosjes “184″: “E bëre asfalto-beton rrugën; e shtrove rrugën e Arbërit”

Robert Aga, deputetit Qefalia: “Ma blini kartonin si Messi që ia mban Barcelona dhe të fitoni….” Ora News zbardh përgjimet e dosjes 184

“Si i do votat me filmim apo me dëshmitar?”Rtv Ora zbardh përgjimet e Dibrës