Vrasja e shqiptarit në Itali/ Shkak qeraja e apartamentit, autori pranon krimin

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Shkak qeraja e apartamentit, autori pranon

Një sherr për motive banale ka përfunduar në një ngjarje tragjike duke i marrë jetën një emigranti shqiptar.

Shqiptari ka humbur jetën në spital pas tre plumbave pistolete të marrë në gjoks.

Shqiptari 27 vjeç, Santino Xhyra ka ndërruar jetë një ditë më parë në apartamentin e tij në Bari.

Ai është goditur me tre plumba nga shqiptari Shaban Fejza 39 vjeç.

Autori i krimit ka pranuar fajin duke rrëfyer se motivi ka qenë qiraja e apartamentit ku jetonte Santino Xhyra me një tjetër person. 

Prej kohësh ata nuk paguanin qiranë dhe pronari i apartamentit kishte kërkuar ndihmën Shaban Fejzos i cili kërkonte të transferohej për të jetuar në të njëjtin apartament.

Sipas ndërtimit të ngjarjes nga ana e Policisë Italiane, mes dy shqiptarëve ka pasur fillimisht një dhunë verbale e më pas autori i krimit është larguar për t'u rikthyer me një pistoletë me të cilën ka qëlluar tre herë nga një largësi mjaft e afërt viktimën Santino Xhyra.

Shqiptari 27 vjeç ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra në gjoks.

Ndërsa autori i krimit Shaban Fejza është arrestuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme.

Lexo edhe: I riu shqiptar ekzekutohet me armë zjarri në Bari, ngjarja në banesën e tij, ja dyshimet e para

Bota Lajme itali Lajmi i fundit shqiptari humb jeten Santino Xhyra Shaban Fejza

EMISIONET