Një sherr masiv është regjistruar gjatë orëve të natës në një lokal në Elbasan.

Si pasojë e këtij sherri kanë mbetur të plagosur të paktën 7 persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë konviktit të Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se askush nga personat e plagosur nuk është në rrezik për jetën teksa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.