Sherr në Elbasan/ Tenton të djegë komshiun, merr plagë në duar gruaja

Sherr në Elbasan/ Tenton të djegë komshiun, merr plagë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një konflikt mes komshinjëve ka përfunduar me djegien në duar të një gruaje.

Sipas burimeve të Ora News, komshinjtë kanë pasur probleme mes tyre dhe njëri nga ta ka tentuar që të djegë tjetrin por ka ndërhyre gruaja, e cila ka marrë plagë në duar.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka shoqëruar të përfshirët në këtë incident ndërsa e lënduara ndodhet në spitalin e Elbasanit duke marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran, ndërsa siç raportohet, i riu është shoqëruar nga policia.

Fillimisht, ngjarja u raportua si konflikt brenda familjes.

Vendi Lajme elbasan Lajmi i fundit Kronike banesa zjarr Aktualitet konflikti

EMISIONET