Një sherr mes dy adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë pasditen e sotme.

Policia njofton se “rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij”.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thikën me të cilën është kryer plagosja.

Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.