CORONAVIRUSI/ EMA rekomandon lëshimin e vaksinave të përshtatura Pfizer dhe Moderna për Omicron

CORONAVIRUSI/ EMA rekomandon lëshimin e vaksinave të përshtatura

Rregullatori evropian i barnave EMA rekomandoi të enjten miratimin e marketingut për dy vaksina të veçanta përforcuese Covid-19, të përditësuara për të luftuar variantin Omicron dhe të zhvilluara nga Moderna dhe ekipi Pfizer dhe BioNTech.

Vaksinat e reja u krijuan për të luftuar versionin BA.1 të mutacionit Omicron, si dhe virusin origjinal të identifikuar për herë të parë në Kinë, me Evropën që po përgatitet të përballet me një rritje të mundshme të infeksioneve gjatë dimrit.

Rekomandimet për përdorimin e dozave përforcuese kanë për qëllim personat e moshës 12 vjeç e lart që kanë kryer të paktën vaksinimin fillestar kundër Covid, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Drita jeshile përfundimtare për lëshimin e dy përforcuesve do të varet nga miratimi përkatës i Komisionit Evropian, i cili pritet së shpejti.

Britania në gusht u bë vendi i parë që miratoi vaksinën bivalente të Modernaa. 

Zvicra dhe Australia ndoqën shpejt shembullin.

Rekomandimet më të fundit të EMA-s vijnë pasi vaksina përforcuese e Pfizer e riformuluar për të synuar variantet aktualisht mbizotëruese BA.4/BA.5 së bashku me llojin origjinal të koronavirusit tashmë është dorëzuar për shqyrtim në BE, ndërsa paraqitja e Moderna pritet të vijojë. 

EMA gjithashtu pritet të nxjerrë opinionin e saj për vaksinat e përshtatura BA.4/5 në javët e ardhshme, tha Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore Stella Kyriakides 
në deklaratën e saj të enjten.

EMISIONET