Në qendrat shëndetësore fluks pacientësh të vegjël, mjekët: Dominojnë infeksionet e fytit dhe veshëve

Në qendrat shëndetësore të Tiranës edhe këtë fillim gushti mbetet i lartë numri i pacientëve të vegjël të prekur nga virozat apo infeksionet.

Mjekja Anila Sevdari thotë se çdo ditë paraqiten me shqetësime mbi 20 fëmijë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tani në verë dominojnë infeksionet e fytit dhe veshëve që vijnë kryesisht nga frekuentimi i plazheve.

"Janë flukse të fëmijëve që vijnë nga pushimet, nga deti, plazhi, problemet e lëkurës, nga ekspozimi në diell me orë të tëra, apo dhe probleme të tjera që vijnë për shkak të korenteve të ajrit.

Këto pasqyrohen me faringite infeksion i fytit, me infeksione të veshit dhe ato më të komplikuarat dhe më shqetësuese që janë ato të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Fillon me trakeite, bronkite dhe mund të kalojë në bronkolite dhe bronkopneumoni," tha mjekja.

Këto infeksione shkaktojnë temperaturë të lartë te fëmijët.

Mjekët thonë se prindërit duhet të jenë të kujdeshëm ndaj simptomave që shfaqin të vegjlit.

"Tre- katër ditë me temperaturë 39-40, fillimi ka qenë pa shenja. Pra thjesht me temperaturë dhe neve na është dashur ti ndjekim hap pas hapi në komunikim me prindërit, për të parë se nga se vinte ky infeksion.

Mund të ketë qenë infeksion viral që në krye të tre-katër ditëve mund të kalonte, përfundonte siç fillonte. Në raste më të rralla ka qenë një infeksion që ka dhënë komplikacione në rrugët e frymëmarrjes, në fyt dhe në vesh," tha mjekja.

Për të shmangur problemet që shkakton ekspozimi i gjatë në diell mjekët rekomandojnë që të evitohen daljet në orët e pikut. Po ashtu këshillohet që fëmijët të ushqehen shëndetshëm me vakte të pasura me perime e fruta.

EMISIONET