Vetëm dy raste infeksioni nga Covid dhe asnjë viktimë, 78 raste aktive

Vetëm dy raste infeksioni nga Covid dhe asnjë viktimë, 78 raste

Dy raste të reja pozitive dhe asnjë humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid-19 në vendin tonë.

Në total janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803

Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

EMISIONET