Vaksinat kineze dhe AstraZeneca shpërndahen në qendra, 150 mijë doza për 7 ditë

Në 7 ditët e hapura  për injektimin e dozës anti-Covid janë  shpërndarë 150 mijë vaksina  kineze. Instituti i Shendetit Publik njofton se ne qarkullim jane edhe vaksinat AstraZeneca, ndërsa Pfizeri vijon të merret përsëri me rekomandim mjeku. Me mbërritjen e dozave të tjera anti-Covid pritet të ulet edhe fasha e moshës për të vaksinuarit.

Për 7 ditët e hapura të vaskinimit masiv janë shpërndarë 150 mijë doza kineze.   

Ekspertja e vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, thotë se nga 340 mijë vaksinat që mbërritën disa ditë më parë në Shqipëri, 40 janë përdorur për doza të dyta, ndërsa pjesa tjetër do të jetë për të gjithë të interesuarit.

"Kemi shpërndarë 150 mijë doza, si doza të para të vaksinës CoronaVac. Shpresojmë që individët të jenë më të përgjegjshëm dhe të mos e neglizhojnë vaksinimin. Në varësi të vaksinave që ka çdo njësi vendore e kujdesit shëndetësor mund të ofrojnë vaksinim edhe me AstraZeneca."

Përtej ditëve të hapura, në ato normale fasha është mbi 50 vjeç, por me mbërritjen e dozave të tjera anti-Covid kjo moshë pritet të ulet edhe më shumë.

"Nëse do të kemi sasi vaksinash nuk ka sens që ne ta mbajmë vetëm mbi 50 vjeç. Me ardhjen e sasive të tjera gjithmonë do të ofrohet mosha më e ulët. Ndoshta do të kemi sërish javë të hapura vaksinimi."

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1 578 790 vaksina, nga të cilat më të shumtat janë ato kineze.

Pfizer ende vijon të merret vetëm me rekomandim nga mjeku megjithëse në vendin tonë vijnë çdo javë doza të tilla.  

Ndërkohë AstraZeneca është shpërndarë në disa pika.

EMISIONET