Vaksina kundër Covid-19, Alimehmeti: E vështirë për tu studiuar, ekziston fenomeni i vaksinimit fiktiv

Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Besmira Peluashaj foli rreth situatës së tanishme lidhur me Covid-19 dhe premisat për të ardhmen.

Alimehmeti tha se Covid akoma nuk është bërë një grip i zakonshëm, shumë njerëz e kanë kaluar në mënyrë natyrore kovidin shumë njerëz janë të vaksinuar.

Sa i përket efektivitetit të vaksinimit mjeku Alimehmeti u shpreh se vaksina e vështirë për tu studiuar. Një ndër elementët që sipas tij e vështirëson studimin e tyre është se ekziston fenomeni i vaksinimit fiktiv.

Ilir Alimehmeti: Ne i ngjasuam situatës epidemiologjike të Europës. Arritëm kulmin gjatë korrikut dhe tani jemi në fazë rënëse. Shumë njerëz e kanë kaluar në mënyrë natyrore kovidin shumë njerëz janë të vaksinuar. Aktualidht jemi në rënie. Është një virus respirator kulmin e ka gjatë vjeshtës dhe dimrit pasi qëndrojmë në ambiente të mbyllura. Ajo çfarë duhet të bëjmë duhet të krahasojmë dimrin me dimrin dhe verën me verë. Kjo verë rezulton shumë më e qetë. Na kanë interesuar numrat spitalor, ato janë më të rëndësishëm. Këto numra janë gjithmonë e më të ulëta.  Ne tashmë këtë virus e njohim dimë që ecuria natyrore shkon drejt një situatë ku virusi bëhet më i transmetueshëm e jap më pas simptoma të rënda. Vaksinat duket se kanë një efekt të përkohshëm sa i përket infektimit. Bota ka dalë nga faza akute e pandemisë në mars valët e tjera nuk shkaktuan mbushje spitalore.

“Ende nuk është bërë një grip i zakonshëm. Ka të bëjë me atë se sa ne vendosim ta pranojmë si diçka që bashkëjeton me ne. ka të bëjë me përshtatje nuk është një problem që do të zhduke.  Vaksina e vështirë për tu studiuar. Ekziston fenomeni i vaksinimit fiktiv dhe kjo është e vështirë. Përmes observimit personat që e kanë kaluar duket se këtë mbrojtje e ruajnë shumë gjatë. Gjatë gjithë korrikut dhe gushtit kemi pasur mijëra raste ditore, ka dhe shumë më tepër që nuk kanë dalë zyrtare.  Jemi qartësisht drejt shuarjes së problemit”, u shpreh Alimehmeti.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 642 qytetarë. Janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.

EMISIONET