Vaksina HPV vetëm për 13-vjeçaret, ISHP: Në dispozicion rreth 4000 doza

Në kalendarin e vaksinimit në vendin tonë do të shtohet edhe vaksina HPV për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik dozat janë vetëm për vajzat 13 vjeçare.

Prej 1 nëntorit, të gjitha vajzat 13 vjec do të bëjnë vaksinën HPV, si një masë kundër kancerit të qafës së mitrës.

ISHP sqaron se në Shqipëri kanë ardhur dozat e para, dhe në muajt në vijim pritet që numri i tyre të shkojë në 4000 mijë.

"Në kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve futet dhe vaksina e HPV-së, që është kundër humopapiloma virus, që është katër valente dhe do të aplikohet tek vajzat që kanë lindur nga data 1 janar 2009.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Meqenëse në Shqipëri numri i grave nga mosha 40 e lart, me probleme të kancerit të qafës së mitrës është rritur dhe është parë që në të gjithë botën ka qenë mjaft efikas aplikimi i kësaj vaksine në 10 vitet e fundit, atëherë ne mendojmë që rezultatet vite më vonë do të jenë shumë të mira. Pra do të kemi ulje të numrit të rasteve tek gratë me kancer të qafës së mitrës," tha mjekja Rovena Daja.

Rovena Daja sqaron se do të ketë vetëm një dozë, dhe se vaksina nuk duhet të shtyhet shumë në kohë.

"Vaksina e cila do të aplikohet diku në moshën 4 vjeçe deri tani, vaksina e TD-së, do të aplikohet edhe ajo në moshën 13 vjeç në mënyrë që vajzat të mosh shkojnë dy herë për të aplikuar. Kjo vaksinë është mirë të bëhet në moshën 13 vjeç.

Nëse prindërit duan ta shtyjnë, mirë do ishte mos ta shtynin, por edhe nëse e bëjnë këtë, mirë do ishte të shtyhej deri në moshën 14 vjeç," tha mjekja.

Çdo vit në vendin tonë janë diagnostikuar rreth 130 raste raste të reja me këtë kancer dhe mesatarisht prej tij vdesin 40 gra. Niveli i incidencës në 5 vitet e fundit është rreth 9 për 100.000 gra dhe nuk ka ndryshime domethënëse në kohë, ndërsa vdekshmëria luhatet nga 2.1 ne 3.7 për 100.000 gra.

Vaksina HPV vetëm për 13-vjeçaret, ISHP: Në dispozicion

EMISIONET