Ul nivelin e glukozës/ Ushtrimi pasdite dhe të mirat që sjell në shëndet për diabetikët
Një studim i ri ka treguar se njerëzit me diabet të tipit 2 duhet të ushtrohen pasdite në vend të mëngjesit për të menaxhuar sheqerin në gjak.
“Të rriturit me diabet të tipit 2 kishin përmirësimin më të madh në kontrollin e glukozës kur ishin më aktivë pasdite", tha autori bashkë-korrespondent Dr. Jingyi Qian, nga Divizioni i Çrregullimeve të Gjumit, në Spitalin "Brigham dhe Women’s" të Massachusetts.
Një ekip studiuesish nga Qendra e Diabetit "Brigham dhe Joslin" studiuan të dhënat nga më shumë se 2,400 njerëz, të cilët ishin mbipeshë dhe të diagnostikuar me diabet të tipit 2, dhe mbanin një pajisje regjistrimi të përshpejtimit të belit, aparaturë që mat dridhjen ose përshpejtimin e lëvizjes, për të matur aktivitetin e tyre fizik.
Pas shqyrtimit të të dhënave nga viti i parë i studimit, studiuesit zbuluan se ata që bënin aktivitet fizik “të moderuar deri në të fuqishëm” pasdite kishin uljen më të madhe të niveleve të glukozës në gjak.