Tri shenjat që tregojnë se mund të keni diabet, janë këto

Tri shenjat që tregojnë se mund të keni diabet, janë

Diabeti, është sëmundja kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak .

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë rezulton se në vitin 1980 , 108 milionë njerëz në mbarë botën vuanin nga diabeti dhe deri në vitin 2014 ky numër u trefishua  në 422 milionë. Hulumtimet e  bëra nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit japin alarmin se deri në vitin 2045, 700 milionë të rritur në mbarë botën do të preken nga kjo sëmundje.

I ftuar në “Jeto me Orën” në RTV Ora, mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji tha se pandemia ka ndikuar shumë në rritjen e numrit të të sëmurëve me diabet.

Dashamir Gjergji: “Kemi një rritje të numrit të të sëmurëve me diabet. Pandemia e ka shtuar frekuencën më tepër. Ka shumë pacientë me diabet por edhe shumë persona që nuk e dinë. Tani njerëzit janë më të ndërgjegjësuar sepse bëjnë analiza. Pandemia ka shtuar numrin e diabetikëve për shkak të mbipeshës. Stresi dhe gjenetika bëjnë të vetën gjithashtu. Kur themi peshë, kemi thënë ushqim, energji, kur themi energji kemi thënë hormone."

"Mbipesha dhe obeziteti, rritja e tyre, sjell diabet. Ata që kanë të sëmurë me diabet e kanë predispozitën të kenë diabet.  Shumica e njerëzve që kanë shifra të larta të sheqerit në gjak, pine shumë ujë, urinojnë shumë dhe bien në peshë. Nëse sëmundja kapet me vonesë, sjell komplikime. Shumica e njerëzve me dializë, vijnë nga diabeti, po ashtu edhe ata që verbohen” tha mjeku.

EMISIONET