Tek "Covid 3", çdo ditë 10 të shtruar. Mjekët: Paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore

Thuajse çdo ditë në Spitalin Covid 3 paraqiten për të marrë trajtim të specializuar 8-10 persona. Pjesa më e madhe e tyre sipas mjekëve janë të moshuar dhe të pavaksinuar.

Për gati çdo ditë në Spitalin Covid 3 në Tiranë shtrohen 8 deri në 10 persona.

Mjekët thonë se shumica prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Ka një fluks pacientësh që paraqiten në urgjencën e spiatalit infektiv. Shtriemet variojnë nga 8-10 apo 11 raste," thotë mjekja Muço.

Mira Muço, mjeke infeksioniste thotë se janë 35 pacientë të cilët po marrin trajtim të specializuar. Ndër ta dominon mosha e tretë dhe shumë janë të pavaksinuar.

"Grupmoshat janë diku tek 65-70 vjec. Në përgjithësi janë pacientë që nuk kanë vetëm infeksionin Covid-19, por dhe sëmundje të tjera shoqëruese duke përfshirë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, probleme kardiake, hipertension, mund të jenë me probleme me diabetin, të sferës neurologjike," thotë ajo.

Për të mbrojtur shëndetin dhe për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid, mjekët bëjnë thirrje për shmangien e grumbullimeve.

"Në momentin e parë që ke një shenjë, temperaturë dhimbje fyti apo kyçesh, mirë është të shmangësh grumbullimet. Të mos ekspozohen në restorante, lokale.

Maksimumi duhet të shkosh tek mjeku i familjes. Pavarësisht se bën tamponin dhe del negativ, kjo nuk do të thotë asnjë gjë. Në momentin që ti je paqejf absolutisht, 2-3 ditë duhet të rrish në shtëpi pa u ekspozuar shumë, që të paktën të ndërpresim zinxhirin e infektimeve me sa të mundemi," thotë ajo.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore aktualisht në Shqipëri rezultojnë të prekur me covid 19 mbi 7 mijë e 700 persona.

EMISIONET