Të lindurit deri në vitin 1980 kanë antitrupa, të mbrojtur nga lia


Personat mbi 40 vjeç, të cilët janë vaksinuar për linë janë më të mbrojtur ndaj variantit të ri të sëmundjes. Ekspertët e ISHP thonë se kanë kapacitete për të diagnostikuar linë e majmunëve por deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar.

Të lindurit deri në vitin 1980 kanë antitrupa, të mbrojtur

Të lindurit deri në vitin 1980 janë më të mbrojtur nga lija e majmunëve.

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku thotë se këta persona janë vaksinuar për sëmundjen dhe kanë antitrupa.

Artan Simaku: "Deri në vitet 1980 janë vaksinuar me vaksinën e lisë së vërtetë, ose lia e zezë që ishte shumë vdekjeprurëse. Ata të datëlindjes deri në 1980 janë të mbrojtur se kanë antitrupa. Kjo nuk ka lidhje me varriçelën" 

Ndryshe nga covid, lija e majmunëve është e njohur për ekspertët e shëndetit. Për të ekzisiton vaksinë. Injeksioni ofron mbrojtje gati 85% nga infeksioni.

Artan Simaku:"Vaksina e lijës së zezë u ndërpre në 1981 sepse lija e vërtetë u çrrënjos dhe nuk ishte e arsyeshme vaksnimi. Kjo mbron 80% ndaj linjës së majmunit, pasi virusi shkaktar është i të njëjtës familje"  

Në Shqipëri nuk ka raste të dyshuara por Artan Simaku thotë se ISHP i disponon kapacitetet diagnostikuese.

Artan Simaku:"Nuk ka vend për panik e alarm në popullatë. Rrisku është shumë i ulët. Ekzistojnë kapacitetet laboratorike pritet vetëm ardhja e kiteve nga OBSH"

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton  më shumë së 1 mijë raste të konfirmuara me linë e majmunit në të paktën 29 shtete.

EMISIONET