Suplementet për potencën seksuale janë shtuar. Rrezik për shëndetin
Në emisionin “Jeto me Oren” në RTV Ora nutricionisti shqiptar që jeton në Suedi Altin Joka foli për
efektin e suplementeve në organizmin e njeriut.
Ai tha se ka disa lloj suplementesh që janë rritur 2-3 vitet e fundit.
Altin Joka: Suplementet që janë rritur më shumë 2-3 vitet e fundit kanë qenë proteinat për rritjen e masës muskulore, suplementet për të rritur dhe stabilizuar potencën seksuale ose shëndetin seksual, kolagjeni, mineralet si zink e magnez. Por që kryesojnë në të gjithë botën janë vitamina C, vitamina D, kompleksi i vitaminave B dhe pastaj minerale dhe vajrat e peshkut.
Njerëzit i marrin me synim për të përmirësuar gjendjen e tyre mirëpo Joka thotë se ato kanë rrezikshmëri.
Altin Joka: Shumë të rrezikshme kanë qenë dhe suplementet për rritjen e potencës seksuale ka pasur dhe të vjella, ka pasur dhe atake kardiake, ka pasur dhe shkatërrim të mëlçisë në gjendje akute.
A do ta këshilloje marrjen e suplementeve sa i takon potencës seksuale?
Altin Joka: Deri tani sipas një studimi të bërë në Gjermani 38% e personave që kanë marrë suplemente për një kohë të gjatë për shëndetin seksual kanë pasur probleme jo vetëm në shëndetin seksual por dhe në tru, mushkri e në mëlçi kështu që unë nuk do të reklamoja fare suplemente për konsumim.