S’ka besim te ilaçet e diabetit. 3000-4000 pacientë me diabet në vit, rreth 60 janë fëmijë

Pacientët që vuajnë nga diabeti ankohen për efektet e ilaceve të rimbursuara nga shteti, duke u shprehur se kanë cilësi të dobët. Ndërsa shoqata e diabetit shprehet se numri i të rinjve me këtë sëmundje po rritet, e shqetësues është edhe numri i fëmijëve të diagnostikuar me problem në nivelin e sheqerit në gjak.

Hysen Spahiu vuan prej vitesh nga diabeti, dhe sipas këtij pacienti ilaçet të cilat rimbursohen nga shteti nuk janë efektive.

“Është ilaqi në kuadrin e cilësisë së dobët, ka ilaqe më të forta por shteti nuk na i rimburson.”

Ndërsa të tjerë thonë se fishat dhe aparati që kanë në shtëpi nuk tregojnë të njëjtin nivel të sheqerit në gjak.

“Unë kam 2 aparate por siç ma nxjerr njëri nuk ma nxjerr tjetri.”

Florian Toti, kreu i shoqatës së diabetit thotë se çdo vit po vihet re një shtim i numrit të të rinjve që diagnostikohen me këtë sëmundje.

I lartë është edhe numri i fëmijëve deri në 18 vjeç.

“Çdo vit ka rreth 60-65 fëmijë të grupmoshës deri në 18 vjeç që diagnostikohen me diabet. Ka filluar të shfaqet diabeti tip 2 që zakonisht shfaqet te të rriturit edhe në grupmoshat fëminore ose të rinjt.”

Nga fondi për ilacet e rimbursuara, vetëm medikamenteve për diabet u jepet 20% që për Totin është e pamjaftueshme.

“Në gjithë buxhetin që harxhohet nga fondi për medikamente gati 20 % janë të lidhura direkt me trajtimin e diabetit. Asnjëherë nuk mjaftojnë fondet dhe ky është një problem në të gjithë botën.”

Në ditën botërore të diabetit minstria e shëndetësisë njoftoi se personat mbi 65 vjeç do të përfirtojnë falas fishat, vendim i cili hyn në fuqi në janar.

“Kemi një dyfishim të fishave të diabetit dhe për të moshuarit për ata që vuajnë nga diabeti dhe janë mbi 65 vjeç.”

Në Shqipëri janë rreth 80 mijë persona që vuajnë nga diabeti, dhe siaps ekspertëve arsyeja kryesore është stili i jetesës, mungesa e aktiviteteve fizike dhe dieta ushqimore.

EMISIONET