Si të kujdesemi për lëkurën sezonin e verës? Ja cilat janë këshillat e mjekes "syze, kapele, krem"

Dermatologia Monika Fida gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tregoi disa rregulla të cilat duhet të ndjekim për tu mbrojtur nga rrezet e dëmshme.

Sipas mjekes çdokush nga ne përpara se të ekspozohet në diell dhe të frekuentojë plazhet apo pishinat duhet të marrë me vete kremrat e diellit, syzet dhe kapele.

Monika Fida: Çdokush nga ne përpara se të ekspozohet në diell dhe të frekuentojë plazhet apo pishinat do ti rekomandonim që të marrë me vete kremra dhe të këshillohet së pari për përdorimin e kremrave me faktor të lartë mbrojtës. Ka produkte të ndryshme për grupkategori të ndryshme. Çdokush ti drejtohet  mjekëve dermatolog dhe farmacistit të cilët kanë informacionin e duhur për të zgjedhur produketet. Së dyti të zgjedhim syzet e diellit, kapelet dhe të marrim me vete veshjet e përshtatshme për ekspozimin në diell. Rrezatimi diellor dëmton edhe sytë, vlen për tu përmendur që melanoma shfaqet edhe sytë. Syzja e diellit siguron mbrojteje nga rezatimi ultra violet si dhe të mbron nga plakia e lëkurës.

EMISIONET