Shqiptarët probleme me kockat/ Më të prekur gratë në menopauzë dhe burrat mbi 70 vjeç

Gratë në menopauzë dhe burrat mbi 70 vjeç janë më të prekur nga sëmundja e kockave. Osteoporoza, thonë mjekët reumatologë shfaqet për shkak të sëmundjeve kronike por edhe nga mungesa e vitaminës D.

Osteporoza është një sëmunde e cila po prek një numër të madh personash ne vendin tonë.

Mjekja reumatologe, Rovena Liço thotë se kjo gjendje vjen edhe për shkak të rritjes së jetëgjatësisë .

"PavarëSisht se ne shpesh herë bëjmë fushata sensibilizimi, i mëshojmë pjesës së jetesës së shëndetshme, modifikimit të stilit të jetesës, përsëri osteoporoza është një sëmundje në trend, kohët e fundit. Kjo dhe për shkak të rritjes së jetëgjatësisë. Sa më shumë të rritet jetëgjatësia, aq më shumë shanse ka individi për të zhvilluar osteoporozë gjatë jetës së tij," tha ajo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Me të prekura janë gratë në moshë menopause, megjithatë nuk përjashtohen as meshkujt, por tek ata shfaqet mbi moshën 70 vjeç.

"Osteoporoza konsiderohet si një sëmundje që prek kryesisht gratë, sidomos në moshën e menopauzës. Por humbja e densitetit kockor fillon që nga fundi i dekadës së tretë, fillimi i dekadës së katërt. Por nuk përjashtohen nga mosha as meshkujt mbi moshën 70 vjeç," tha ajo.

Arsyet kryesore të këtij problemei me kockat, janë sëmundjet kronike, mungesa e vitaminës D, por edhe sëmundjet malinje.

"Sëmundjet kronike, pra të gjata ndikojnë në metabolizmin e kockave e rrjedhimisht dhe në shfaqjen e osteoporozës. Defiçencat e ndryshme në mikroelementë, kalcium, vitaminë D janë faktorë rrisku. Po ashtu dhe sëmundjet malinje janë një shkak për osteoporozat sekondare," tha mjekja.

Osteoporoza është një sëmundje metabolike e kockave e cila karakterizohet nga humbja e densitetit kockor dhe nga prishja e arkitekturës së kockës.

EMISIONET