Sëmundjet mendore “vrasin” dy herë, mjekët psikiatër japin alarmin: Mos u fshihni se rrezikoni tragjedi

Historia shok e Korçës, ku një grua me probleme të shëndetit mendor mbante në valixhe fëmijën e vdekur ka rikthyer alarmin për rreziqet e mostrajtimit të sëmundjeve të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër thonë se fshehja përballë të vërtetës rrezikon të krijojë tragjedi.

Kjo është akuza e vetme që policia e Korçës ka ngritur për gruan 40-vjeçare që mbante  në valixhe një foshnje të vdekur.

Por do të jetë Prokuroria që do të vendosë nëse do ta zyrtarizojë akuzën apo do ta ndryshojë klasifikimin nisur nga rrethanat dhe gjendjen shëndetesore të 40-vjeçares.

Vendimi nësë nëna e dyshuar vrasëse e fëmijës së saj do të mbyllet në burg apo spital do të merret vetëm pas ekzaminimit të saj psiqik.

Ajo çka dihet deri më tani është fakti që foshnja nuk është abortuar, por pritet të përcaktohet nga mjekësia ligjore nësë ka qenë i gjallë apo i vdekur.

Policia ndërkohë mësohet se po heton edhe personat që mund të kenë pasur dijeni për historinë tronditësë.

Ngjarja makabër e tre ditëve më parë në Korçë, ku nëna 40-vjeçare me probleme të theksuara të shëndetit mendor mbajti për më tepër se një muaj fsohnjen e pajetë në valixhe ka ngritur alarmin e mjekëve psikiatër.

Mjekja psikiatre, Nikolina Bode, thotë se rastet janë shtuar sidomos gjatë pandemisë.

"Të mos vuajnë ankesat fshehtas në shtëpi.Ngjarja na shqetësoi të gjithëve, ku nuk ka kritikë dhe gjykim atëherë duhet ta sjellin familjarët".

Por alarmi është se përballja me problemet e shëndetit mendor në fshehtësi rrit rrezikun e tragjedive.

"Shifrat janë në rritje. Ne kartelizojmë çdo javë më shumë se një vit apo dy vite më parë. Trajtojmë më shumë persona në urgjencë me probleme të shëndetit mendor."

Vitet e fundit në vend janë shënuar disa raste të krimeve nga personat me probleme të shëndetit mendor, ndaj thirrja e mjekëve është për familjarët dhe institucionet.

"U bëjmë thirrje institucioneve shëndetësore, shërbimit parësor, të depistohen rastet."

EMISIONET