Sa na mbron vaksina e Covid-19 kundër variantit të ri Delta

Varianti Delta i koronavirusit ka alarmuar mbarë botën, me disa shtete, që kanë shtrënguar sërish masat. Sipas studimeve ky mutacion ka transmetueshmëri më të lartë së koronavirusi fillestar. Ajo që shqetëson më shumë njerëzit, është se sa efektive janë vaksinat e  Covid-19 kundër variantit Delta.

Aurora Dollenberg , kryetare e federatës së mjekëve në Evropë thotë se studimet e deritanishme tregojnë se vaksina është gjithahtu efektive kundër variantit Delta, me një efikasitet 85% deri 95%.

"Kemi dy studime që tregojnë se vaksinat që po aplikojmë janë gjithashtu të efektshme edhe ndaj variantit Delta edhe pse nuk është 100% efikase kundër koronavirusit klasik. Pra efikasiteti i vaksinës kundër variantit Delta flitet të jetë 85% deri në 95%. Nga momenti që ne kemi antitrupa që janë të adresuar ndaj asaj proteine universale që ka koronavirusi, trupi reagon edhe ndaj Delta virusit."

Sa na mbron vaksina e Covid-19  kundër variantit të ri  Delta

Ekspertja pohon për'Ditë e Re' se në rast infektimi me variantin Delta, pasi jemi vaksinuar, pacientët do ta kalojnë shumë lehtë infeksionin, ose pa simptoma.

"Edhe nëse infektohemi me Delta variant, pasi të jemi vaksinuar, pritet që simptomat të jenë të lehta, ose nuk ndihen fare. Duhet të jetë një përqindje më pak se 1%, thonë studimet, ku mund të kemi reagime të mesme ose dhe të rënda. Simptoma kryesore të Delta virusit janë dhimbjet e barkut si diarreja", shprehte ekspertja për moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça.

 

 

 

 

EMISIONET