Sa gjatë qëndrojnë në gjak, urinë dhe flokë drogat e ndryshme
Edhe pasi të kryhet efekti i drogave, ato mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në gjakun, urinën dhe flokët tona
Një nga arsyet se përse testet e drogës janë të rëndësishme është se jo të gjitha drogat pasi të konsumohen qëndrojnë brenda trupit në periudhë të njëjtë kohore.
Por, sa gjatë qëndrojnë ato në sistemin tonë?
Siç duket, kanabisi qëndron më së shumti në gjak e në urinë sesa drogat tjera, ku ekspertët kanë treguar se kanabisi qëndron në gjak për 14 ditë, ndërsa në urinë 1 muaj dhe në flokë 3 muaj.
Me gjithë faktin që shumë shtete e kanë legalizuar kanabisin, te ne ende është konsumim ilegal i saj, dhe patjetër duhet t’u përmbahemi rregullave të caktuara.
Ndërsa duket se më së paku në sistemin tonë qëndron droga e njohur LSD, e cila qëndron në gjak për 3 orë, në urinë për 3 ditë dhe, gjithashtu, në flokë për 3 ditë.
Më poshtë e keni listën e plotë të llojeve të drogave dhe të periudhave se sa orë qëndrojnë në gjak, dhe sa ditë qëndrojnë në urinë dhe flokë.