Rritja e aktivitetit të moderuar mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru me 40%, zbulon hulumtimi

Rritja e aktivitetit të moderuar mund të zvogëlojë rrezikun

Të moshuarit që rrisin sasinë e aktivitetit të moderuar nga më pak se tre minuta në ditë në të paktën 14 minuta, mund të ulin rrezikun e goditjes në tru me më shumë se 40%, zbulon hulumtimi.

Qëndrimi ulur për periudha të gjata ose përndryshe moslëvizja për një kohë të gjatë, është e lidhur me një rrezik në rritje të kushteve që shkaktojnë sëmundjet e zemrës deri te obeziteti. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se pasiviteti fizik është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe paaftësisë .

Gjetjet studimit në SHBA i realizuar me 7607 pjesëmarrës në periudhën kohore nga 2009 deri në 2013 tregojnë se sa më shumë kohë e shpenzuar për të qenë fizikisht aktiv, veçanërisht në intensitet të moderuar, dhe më pak kohë e kaluar ulur, veçanërisht në periudha të gjata, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të goditjes në tru.

Target grup i studimit ishin persona në moshë mesatarisht pak më shumë se 63 vjeç.  Individët pjesë e studimit u ndoqën nga studiuesit për një mesatare prej 7.4 vjetësh. Gjatë kësaj kohe 286 prej tyre patën një goditje në tru.

Analiza e ekipit zbuloi se një e treta e pjesëmarrësve që menaxhonin të paktën 14 minuta në ditë aktivitetin e tyre, kishte një rrezik 43% më të ulët të goditjes në tru krahasuar me një të tretën e pjesëmarrësve që menaxhonin aktivitetin më pak se 2.7 minuta, me ushtrime të moderuara çdo ditë.

Analiza sugjeroi gjithashtu se katër deri në pesë orë në ditë aktivitet me intensitet të lehtë mund të ulin rrezikun e goditjes në tru./The Guardian/

EMISIONET