Rastet e para me grip në Shqipëri, nis fushata e vaksinimit

Janë evidentuar rastet e para të gripit në Shqipëri, Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu deklaroi se kjo situatë duhet të nxise qytetarët të bëjnë vaksinën për të forcuar imunitetin.
Nga qendra shëndetësoren Nr.8 në Tiranë ministrja njoftoi nisjen e vaksinimit falas për grupet e rriskut ndërsa bëri të ditur se në vendin tonë kanë mbërritur 270 mijë doza.

“270 mijë doza të vaksinave kundër gripit tashmë kanë mbërritur dhe po shpërndahen në gjithë qendrat shëndetësore anë e mbanë vendit. Fokusi për vaksinimin kundër gripit është tek ata të cilët kanë problematika shëndetësore, tek të moshuarit mbi 60 vjeç, tek punonjësit shëndetësore, tek forcat e rendit, tek edukatoret, tek mësuesit, për të garantuar që të mos kemi problematika të formave të rënda që vijnë pikërisht nga gripi sezonal”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ministrja apeloi qytetarët edhe për kryerjen e vaksinave antikovid, paralelisht me ato të gripit.

Këtë vit në Shqiperi kanë mbërritur afërsisht 50% më pak vaksina se një vit më parë. Ndërkohë që, masat anticovid, thonë përfaqësues të OBSH kanë dhënë efekte pozitivë edhe për parandalimin e përhapjes së gripit.

EMISIONET