Qytetarët harrojnë injektimin kundër Covidit, kërkojnë të mbrohen nga gripi

Vetëm në një Qendër Shëndetësore kryhen rreth 70-100 vaksina në ditë kundër gripit. Mjekët e familjes sqarojnë se interesi më i lartë është nga moshat e treta, por edhe të sëmurët kronikë. Ndërsa për vaskinat kundër Covid interesi është tepër i ulët. 

70-100 vaksina antigrip kryhen në një ditë në Qendrën Shëndetësore 6 në kryeqytet.

Drejtori i Qendrës, Besar Hysa, thotë se më të interesuar janë moshat mbi 65 vjeç, të cilët më së shumti kanë sëmundje kronike.

"100 vaksina të gripit në ditë, pacientët kronikë kanë shfaqur interesin më të madh, moshat e mëdha."

Të interesuar gjithashtu janë edhe personat në moshë të re, të ciëlt vuajnë nga një sëmundje kronike. 

Ata që vuajnë nga astma janë edhe më të rrezikuar nga gripi, ndaj prej tyre ka një interes të madh për injtektim.

"Pacientët me astmë bronkiale, sëmundje pulmonare të ndryshme, me hipertension, diabet."

Në këtë Qendër ka pasur edhe rastë të dyshuara  me grip, të cilat janë referuar për kryerjen e tamponit.  Simptomat dyshuese për grip janë temperatura, dhimbja e kokës dhe lodhja.

"Temperatura është sirena e parë. Kemi dhe simptoma si rrufë, dhimbje koke, kolla që predominon."

Këtë vit paralelisht me vaksinën e gripit  në të njëjtën ditë mund të kryhet edhe ajo e Covidit, por interesi për vaksinën e virusit SARS‑CoV‑2 është më i ulët.

"Momentalisht për vaksinën e gripit ka më shumë interes, për Covidin është interesi më i pakët."

Këtë vit në Shqipëri mbërritën 270 000 vaksina, të cilat do të injektohen falas për grupet e riskut,  si stafi mjekësor, mësuesit, personat mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë. 

EMISIONET