Qindra raste misterioze të sëmundjes së mëlçisë tek fëmijët

Qindra raste misterioze të sëmundjes së mëlçisë

Zyrtarët shëndetësorë mbeten të habitur nga rastet misterioze të dëmtimit të rëndë të mëlçisë në qindra fëmijë të vegjël në mbarë botën.

Provat më të mira të disponueshme tregojnë për një mikroorganizwm të zakonshëm të stomakut që nuk dihet se shkakton probleme të mëlçisë tek fëmijët .

Ai virus u zbulua në gjakun e fëmijëve të prekur, por çuditërisht nuk është gjetur në mëlçitë e tyre të sëmurë.

Më shumë se 20 vende të tjera kanë raportuar qindra raste të tjera, megjithëse numri më i madh ka qenë në MB dhe SHBA.

Simptomat e inflamacionit të mëlçisë përfshijnë ethe, lodhje, humbje të oreksit, të përzier, të vjella, dhimbje barku, urinë të errët, jashtëqitje me ngjyrë të hapur, dhimbje kyçesh dhe verdhëz.

Shkaqet konvencionale të inflamacionit të mëlçisë tek fëmijët pra viruset e njohur si hepatiti A, B, C, D dhe E, nuk u shfaqën në teste.  Ajo që u shfaq ishte adenovirusi 41. Më shumë se gjysma e rasteve në SHBA kanë rezultuar pozitive për adenovirus, prej të cilëve ka dhjetëra lloje.

Një studim paraprak i Universitetit Case Western Reserve, i cili ende nuk është rishikuar nga studiuesit, parashtroi se fëmijët që kishin COVID-19 kishin një rrezik dukshëm më të lartë të dëmtimit të mëlçisë.

EMISIONET