Pse truri i njeriut ishte më i madh 3000 vite më parë?

Pse truri i njeriut ishte më i madh 3000 vite më parë?

Qytetërimi ynë modern mund të jetë vërtetë më i avancuari që ka ekzistuar ndonjëherë në Tokë, por truri i njeriut para 3000 vitesh ishte më i madh sesa madhësia e trurit të njeriut sot.

Disa mijëra vite më parë filluan të ndërtoheshin qytetërimet e para dhe njeriu filloi të zhvillohej më shumë. Megjithatë që atëherë, truri i njeriut filloi të tkurrej.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vëllimi mesatar që mendohet të ketë humbur është sa vëllimi i katër topave të ping-pongut. Në këtë përfundim ka arritur antropologu Jeremy DeSilva, nga Kolegji Dartmouth, SHBA.

Sipas një analize të fosileve të kafkës, të cilën ai së bashku me kolegët e tij e publikuan vitin e kaluar, tkurrja filloi rreth 3000 vite më parë.

Studiuesit tanimë ngrejnë pyetjen: Pse truri i njeriut filloi të zvogëlohej në një periudhë kur jeta dhe zhvillimi i shoqërisë njerëzore po kalonte nga një fazë më e hreshme, në një fazë më të zhvilluar të saj?

Ajo çfarë e shtyn trurin e një gjallese të bëhet më i madh apo më i vogël, me kalimin e kohës, nuk dihet ende nga studiuesit.

DeSilva ka vërejtur se dhe trupi i njeriut është zvogëluar me kalimin e kohës, megjithatë jo aq sa për ta llogaritur atë si zvogëlimi i trurit.

Për të gjetur një përgjigje për zvogëlimin e trurit, studiuesit morën në shqyrtim trurin e milingonave.

Në vështrim të parë truri i një milingone është sa një e treta e një kokrre kokërr kripe dhe ka 250 mijë neurone, ndryshe nga truri ynë me 86 miliard të tilla.

Megjithatë shumë grupime të milingonave janë të ngjashme me shoqërinë tonë duke praktikuar një formë të bujqësisë ku në foletë e tyre rriten një pjesë e madhe e kërpurdhave.

Studiesit panë se milingonat që jetonin në grupe më të madhe kishin një madhësi më të madhe të trurit se të tjerat. Që një milingonë të ketë trurin më të madh, nënkupton se ajo do ta ketë më të lehtë të zhvillohet në një grupim të madh.

Megjithatë sistemet sociale më komplekse me ndarje më të mëdha të punës, nxisin tkurrjen e trurit. Kjo për shkak se aftësitë njohëse ndahen me antarët e tjerë të grupit/ shoqërisë ku secili ka një rol të ndryshëm nga tjetri.

Një gjë e tillë mendohet të ketë ndodhur dhe me trurin e njeriut. Sa më shumë është zhvilluar shoqërina njerëzore, aq më të larta kanë qenë shanset që truri i njeriut të jetë tkurrur.

EMISIONET