Pse quhet lia e majmunit? Mjeku Alimehmeti tregon për kurën dhe kujdesin që duhet treguar

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli mbi sëmundjen infektive të lisë së majmunit.

Alimehmeti tha se lia e majmunit është një sëmundje me transmetueshmëri të ulët.

Ilir Alimehmeti: "Majmunët e shkretë nuk kanë asnjë faj se ka mbet emri lia e majmunëve por në fakt nuk është se vjen nga majmunët. Thjesht është identifikuar për herë të parë tek majmunët. Është sëmundje që e njohim prej shumë kohësh. Nuk është klasike për Europën është klasike për Afrikën Qëndrore dhe Afrikën Perëndimore. Atje gjithmonë ka raste. Duhet bërë PCR për të kuptuar nëse është lia e majmunit apo lia e dhenve që kap fëmijët. Tashmë ekzaminimet PCR ndodhen në çdo cep lagjeje.  Numrat janë kryesisht të vegjel, është një sëmundje me transmetueshmëri të ulët. Asnjëherë nuk ka arrit të bëjë shpërthime të mëdha."  

Alimehmeti foli dhe për simptomat dhe kujdesin që duhet pasur ndaj kësaj sëmundjeje.

Ilir Alimehmeti: "Përgjithësisht është e lehtë, ka simtoma si temperaturë, dhimbje trupi. Ka karakteristik që mund të fryhen disa gjendra në qafë dhe kjo është periudha e parë. 1 deri 5 ditë pas këtyre shenjave krijohet skuqje, flluskat zmadhohen deri në 5 milimetra. Përsa i përket kurës nuk ka një kurë të veçantë, ka një kurë mbështetëse. Deri në momentin që lëkura pastrohet komplet ky person është ngjitës për të tjerët. Për këtë sëmundje duhet të kemi kujdes në konceptin e higjenës, higjenë në kuptimin e shëndetshëm jo në kuptimin obsesiv por më tepër se higjena. Dhe tani diskutohet për çështjen e marrëdhënieve seksuale të mbrojtura, kjo ka qenë gjithmonë këshillë për sëmundjet infektive dhe për sëmundjet e tjera."       

EMISIONET