Po vuani nga ankthi ? Ja disa këshilla

Eduart Tafa, psikolog klinik në një intervistë në “Jeto me Orën” në RTV ORA teksa foli për çrregullimet e ankthit, shenjat dhe faktorët që çojnë në shfaqjen e tij dha dhe disa këshilla.

Tafa këshillon se si mund ta menaxhoni ankthin.

Eduart Tafa: E para mbajtja e një stili të shëndetshëm jetese. Të mos e teprojnë me kafeinë. Të kujdesemi nga disa element rreth vetes, të mos merren medikamente pa rekomandim. Të përdorin ditarizimin se do t’ju japin një mundësi më të mirë për ti parë gjërat e tyre. Ditarizimi bën një rikualifikim të mendimeve tona dhe të mos kalojmë në skaje ekstreme të të menduarit.

EMISIONET