Pini ujë gjatë ngrënies? Ja pse duhet të hiqni dorë nga ky veprim

Pini ujë gjatë ngrënies? Ja pse duhet të hiqni dorë nga

Uji është elementi më i rëndësishëm për jetën pasi na hidraton lëkurën, ndihmon tretjen, jep energji dhe mbart lëndë ushqyese për të gjitha qelizat në trupin tonë.

Rekomandohet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, por kjo gjë nuk duhet bërë gjatë ngrënies.

Ekspertët thonë se uji i kombinuar me ushqimin gjatë vakteve mund të hollojë enzimat e tretjes që janë të nevojshme për tretjen dhe kështu të çojë në tretje të dobët dhe kapsllëk.

Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të niveleve të insulinës dhe sa më shumë insulinë të lëshohet në qarkullimin e gjakut, aq më të mëdha janë shanset për ruajtjen e yndyrës në trup dhe obezitetin.

 Ekspertët këshillojnë  që të mos pini ujë gjysmë ore para vaktit dhe një orë pas vaktit. Dhe nëse vërtet duhet ta pini gjatë një vakti për ta bërë më të lehtë gëlltitjen e kafshimeve, bëjeni me gllënjka.

EMISIONET