Peshqit përhapin Covid-19?!

Megjithëse masat kufizuese janë hequr pothuajse në cdo vend të botës, virus i Covid 19 është ende prezent. Madje në një rajon të Kinës, përveç njerëzve, po testohen për praninë e virusit edhe gjallesat ujore, si peshqit. Ky vendim ka ardhur pasi studiuesit kinezë dhanë paralajmërimin për një përhapje të virusit tek peshkatarët, nga ku lindi dyshimi se ata mund të jenë prekur nga gjallesat e detit.

Peshqit përhapin Covid-19?!

Strukturat e kontrollit të pandemisë detarë në qytet portin kinez, Xiamen, përveç testimit të njerëzve, po testojnë për praninë e virusit të Covid 19 edhe të gjallesat ujore, kryesisht peshqit.

Ndonëse mund të duket e pazakontë, sipas punonjësve së Byrosë Komunale të Zhvillimit të Oqeanit, në bashkëpunim me autoritetet e provincave ngjitur me Xiamen, shpërthimi i madh i virusit në fillimt të gushtit më shumë gjasa lidhet me koomunitetin e peshkimit, e rrjedhimisht me botën nën ujore.

Autoritet lokale raportuan se edhe shpërthimet e mëparshme të virusit erdhën nga punëtoret e portit apo punëtorë në tregjet e ushqimeve të detit.

Gjithashtu mediat shtetërore raportuan se virusi i Covid 19 u gjet në dërrsat e prerjes së salmonit, ku ishte bërë gati për përdorim. Pas rezultatit pozitiv, eksportet dhe importet u ndaluan, si edhe u ndalua dhe tregtimi i tyre në supermarkete dhe restorante.

Nisur nga këto rezultat javët e fundit po kryeht një testim intensive si tek peshqit dhe gaforret e gjalla, në mënyrë që të provohet nëse burimi i virusit janë gjallesat nën ujore.

Gjallesat detare sipas tyre, mund ta transmetojnë virusin tek peshkatarët.

Në Kinë testeve u janë nënshtruar edhe kafshë të tjera si hipootam, qenë macet, pulat, madje dhe pandat, të cilat deri tnai kanë rezultuar negative.

EMISIONET