Personat me risk të lartë për të shfaqur kancer në lëkurë

Ekspozimi ndaj rrezeve të dielli përbën rrezik për shëndetin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme. Sidomos në periudhën e sezonit që ndodhemi. Prandaj duhet të dimë të gjithë paraprakisht se si të mbrohemi nga rrezatimi i dëmshëm gjatë muajve të nxehtë që kemi përpara, në mënyrë që të jemi gati për plazh. Specialistja dermatologe  Monika Fida, e ftuar në emisionin Ditë e Re, me moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, thotë se duhet që gjithë individët një herë në vit  të bëjnë kontrollin e lëkurës te dermatologu, për të dedektuar sa më herët kancerin e lëkurës dhe për tu përgatitur për sezonin e verës. 

Personat me risk të lartë për të shfaqur kancer në

Ajo thekson se ka disa individë që janë më të riskuar për të shfaqur kancer ne lëkurë.

"Këto individë janë personat me lëkurë shumë të çelur, personat që kanë sy me ngjyrë të çelur, ata që kanë histori familjare për melanomë ose për kancer në lëkurë, qoftë dhe histori personale dhe personat që kanë mbi 50 nishane në lëkurë."

Ajo shton se është e nevojshme  që secili nga ne të bëjë dermatoskopi te mjeku, për tu përgatitur për sezonin e verës. Me kryerjen e vizitës individi merr të gjithë informacionin e nevojshëm për mënyrën se si mund të mbrohet nga rrezatimi i dëmshëm ultra violet gjatë sezonit të verë.

" Është e nevojshme që kushdo të bëjë dermatoskopi për tu përgatitur për sezonin e verës. Me kryerjen e dermatoskopisë individi merr të gjithë informacionin e nevojshëm për mënyrën se si mund të mbrohet nga rrezatimi i dëmshëm ultra violet gjatë sezonit të verës. Duke filluar që nga përdorimi i kremrave me faktorë të lartë mbrojtës ndaj diellit, nga frekuentimi i pishinave dhe oraret disi më pakë të riskuara për lëkurën. Duhen përdorur kapele, syze me xham mbrojtës ultra violet, bluzave të lehta pambuku, veshje të cilat janë specifikisht për mbrojtjen e rrezeve të diellit që kanë atë stampën UV."

 

EMISIONET