PECT tek Hygea/ Aparatura hibride që zbulon kancerin dhe infeksionet urinare

Hygea na prezanton me një ndër aparaturat më të reja që i janë bashkuar rrjetit të kontrolleve dhe vizitave.

PECT është një aparaturë që zbulon kancerin aksidental, pra nëë një moment dhe në një organ që nuk pritej dhe identifikimin e infeksioneve urinare tek pacienti.

Doktori i Hygea-s na prezanton më tepër me këtë aparaturë.

"PECT është një aparaturë hibride që përbën kombinimin e dy aparaturave. Në përvojën tonë praktike, PECT me fluorodeoksid glukozë kemi vënë re avantazhin e kësaj aparature në disa pika të rëndësishme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kemi patur raste për gjetjen e një tumori aksidental. Do të thotë, të një tumori që nuk pritej në një organ që nuk pritej. Element tjetër i rëndësishëm në praktikën tonë ka qenë kanceri i tiroides dhe vlerësimi i infeksioneve që njihen ndryshe si "focus unkoën origin fever unknoën origin", pra pacientë me temperaturë dhe elementë laboratorikë në favor të infeksionit. Por që në aparaturat e traditës nuk gjendet fokus primar. Bërja e PECT ka gjetur vatrën e infeksionit.

Elementi tjetër i rëndësishëm ka qenë gjetja e metastazave, sikurse e thamë në fillim, metastazave kockore ose të indeve të buta në ato pjesë ku këto metastaza nuk priten. Kryesisht kanë qenë metastaza kockore në pacientë me kancer të gjirit ose në pacientë me kancer prostate."

EMISIONET