Paralajmërojnë ekspertët: Mbajtja e kufjeve ka dëmtuar dëgjimin

Paralajmërojnë ekspertët: Mbajtja e kufjeve ka dëmtuar

Mbajtja e kufjeve dhe puna nga shtëpia ka dëmtuar dëgjimin, thonë ekspertët.

Studimi i cili u realizua me 2000 të rritur në Britaninë e Madhe zbuloi se përdorimi i zgjatur i pajisjeve audio ka lënë 43 përqind të njerëzve me pasoja si dhimbjet e veshëve.

Ndërsa 36 për qind kanë vërejtur një rritje të dyllit të veshit në dy vitet e fundit. Por është e rëndësishme të shmangni vendosjen e ndonjë gjëje në veshët tuaj që mund të shtyjë dyllin e veshit më tej në kanalin tuaj të veshit dhe të çojë në probleme të tjera.

Gordon Harrison tha se hulumtimi nxjerr në pah se sa të varur janë punonjësit që punojnë nga shtëpia tek kufjet.

Hulumtimi, i kryer zbuloi gjithashtu se nga ata që po përjetojnë probleme me dëgjimin, 42 përqind kanë kërkuar këshilla profesionale dhe 33 përqind shprehen se kanë në plan të kërkojnë këshilla në të ardhmen.

EMISIONET