Orkideja, ajo është më e bukura e të bukurave!

Orkideja, ajo është më e bukura e të bukurave!

Bota nuk do të kishte kuptim pa lulet dhe e bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar sesa Orkidenë.

Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”. Ajo është monument i bukurisë dhe sharmit, delikatesës dhe forcës, si vetë dashuria.

Familja e orkideve është njëra nga familjet më të mëdha të bimëve, që rriten në çdo vend përpos në Antarktik. Lulet e orkidesë duket të jenë shumë të komplikuara, por në realitet ato kanë një strukturë shumë të thjeshtë, sikurse edhe një pjesë e familjes së orkideve siç është Familja e zambakëve.

Orkidetë kanë 3 sepale (nëpetël) dhe 3 petale (sëpetël). Kjo ngjashmëri me bimët e tjera është vetëm sipërfaqësore, sepse të gjitha orkidetë kane petalen e tyre të mesme të transformuar në një strukturë unike që quhet labellum ose buzë. Kjo petale gjithmonë tërësisht dallon nga dy petalet e tjera. Orkidetë gjithashtu kanë edhe tipare rigjenerimi të ndryshme. Në vend të organeve të ndryshme femërore dhe mashkullore, stamen-i dhe pistils-i, janë të kombinuara në një strukture të vetme të quajtur column (kolone, varge).

Farat janë të vendosura në vende sterile në një përzierje të sheqerit dhe lëndëve ushqyese. Ky vend (termos) luan rolin e një serre të imët. Filizat qëndrojnë në termos për përafersisht një vit. Atëherë ato vendosen në një vazo “shoqërore“. Ato rriten në këtë vazo për 8 muaj deri në një vit. Atëherë ato zhvendosen në vazo individuale, që mund të zgjasë deri në shtatë vjet derisa të zhvillohen në një bimë që lulëzon, varësisht nga lloji i orkidesë.

Orkidetë ishin kuriozitet për shumë botanistë dhe amaterë të pasur. E gjithë kjo ndryshoi, kur në vitin 1818, një njeri me emrin William Cattley ka lulëzuar Cattleya-në e parë (William Cattley e ka emëruar lulen sipas emrit të tij). Kjo ndodhi kur ai ishte duke shpaketuar bimët që i kishte sjellur (por jo orkide), dhe i bien në sy këto bimë të jashtëzakonshme që i kishin përdorur si material për paketim.

Ai i mbolli disa prej tyre dhe në nëntor, njëra nga Cattleya-t, lulëzoi. Bota e luleve ende nuk kishte parë këtë lloj, andaj edhe sot njerëzit e ndjejnë të njëjtin efekt të kesaj bime.

orkideja lule

EMISIONET