Okulisti: Kujdes nga infeksionet e syve! Ja simptomat kur duhet të shqetësoheni

Mjeku okulist, Rubin Topi, në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj në Ora News u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes për fëmijët sa i përket infeksioneve të syve.

Topi: Që nga periudha e verës dhe akoma dhe tani infeksionet e syve kanë qenë në masë sidomos tek fëmijët për më tepër që tashmë duke qenë se kanë rifilluar shkollat dhe kopshtet dhe duke qenë në kontakt social shumë me njëri-tjetrin fëmijët natyrisht që këto përhapen më tepër sepse natyrisht është shumë ngjitëse si patologji, pra nga një fëmijë tek njetri apo nga një fëmijë tek i rrituri kjo kalon kollaj.

Gazetarja: Kur duhet të shqetësohen prindërit për virozën e syve ?

Topi: Nuk është shumë e vështirë që ta dallosh. Zakonisht fëmija zgjohet në mëngjes me sy të ngjitur nga sklepat me kapakët e enjtur, pastaj sytë të skuqur, fëmija ankon vazhdimisht i fërkon sytë se i duket sikur ka diçka në sy.

EMISIONET