OKB takim urgjent javën e ardhshme për linë e majmunit

OKB takim urgjent javën e ardhshme për linë e majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për linë e majmunëve.

30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar për "nevojen urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues" për virusin dhe sëmundjen që ai shkakton.

Referimi i vazhdueshëm ndaj virusit si afrikan është edhe i pasaktë dhe diskriminues, thanë ata.

Javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: Shpërthimi i lisë së majmunëve është i pazakontë dhe shqetësues. Për këtë arsye kam vendosur të mbledh Komitetin e Emergjencës sipas rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit javën e ardhshme, për të vlerësuar nëse kjo shpërthim paraqet një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

EMISIONET