OBSH: Të paktën 20% e 15 deri 49-vjeçarëve në mbarë botën kanë herpes gjenital

OBSH: Të paktën 20% e 15 deri 49-vjeçarëve në

Më shumë se një në pesë njerëz të moshës 15 deri në 49 vjeç në mbarë botën, ose 846 milionë njerëz, jetojnë me një infeksion herpes gjenital, sipas një vlerësimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Çdo sekondë, të paktën një person infektohet me virusin, i cili barazohet me 42 milionë njerëz në vit, sipas një studimi të OBSH-së të botuar të mërkurën në revistën “Infeksionet e transmetueshme seksuale”.

Viruse që mbeten në trup tërë jetën

Herpesi gjenital është një nga sëmundjet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme dhe rrit rrezikun e infektimit me virusin AIDS, HIV.

Por rreth 90% e njerëzve të infektuar nuk kanë simptoma ose kanë simptoma të lehta. Kur shfaqen simptomat, ato mund të përfshijnë një skuqje të dhimbshme në zonën gjenitale dhe temperaturë.

”Viruset herpes mbeten në trup për gjithë jetën dhe mund të shkaktojnë vazhdimisht shpërthime. Kjo mund të jetë serioze për foshnjat nëse nëna infektohet vonë në shtatzëni dhe ia kalon infeksionin foshnjës gjatë lindjes”, sipas OBSH-së.

Mbrojtja prej tyre

Autorët e studimit shkruan se për shkak se organet gjenitale janë të përfshira, turpi dhe stigma parandalojnë diskutimin e sëmundjes. Ata po bëjnë thirrje për terapi dhe vaksinime të reja.

Herpesi gjenital supozohet se shkakton 35 miliardë dollarë kosto në vit në tarifat e trajtimit dhe humbje të produktivitetit kur njerëzit e infektuar janë të sëmurë.

”Përdorimi i prezervativëve mund të zvogëlojë rrezikun e infeksionit”, thonë autorët.

Ata që shfaqin simptoma pas një infeksioni duhet të abstenojnë nga seksi për të shmangur kalimin e tij te partnerët./ATSH-DPA/ 

EMISIONET