OBSH: Vdekjet e vërteta nga pandemia Covid në botë janë afro 15 milionë

OBSH: Vdekjet e vërteta nga pandemia Covid në botë janë afro

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se Pandemia e Covid-it ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën.

Sipas OBSH shumë vende nuk numëruan numrin e të vdekurve nga Covid  pasi vetëm 5.4 milionë u raportuan. Në Indi, kishte 4.7 milionë vdekje nga Covid, 10 herë më shumë se shifrat zyrtare  dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid në nivel global.

Qeveria indiane ka vënë në dyshim vlerësimin, duke thënë se ka shqetësime për metodologjinë e studimit, por studime të tjera kanë arritur në përfundime të ngjashme në lidhje me shkallën e vdekjeve në vend.

Këto llogaritje marrin gjithashtu parasysh vdekjet që nuk ishin drejtpërdrejt për shkak të Covid-it, por  të shkaktuara nga efektet e tij të dëmshme, si për shembull njerëzit që nuk mund të hynin në spitale për kujdesin që iu duhej.

Sipas shifrave të publikuara nga OBSH krahas Indisë, vendet me numrin më të madh të vdekjeve përfshijnë Rusinë, Indonezinë, SHBA-në, Brazilin, Meksikën dhe Perunë.

EMISIONET