OBSH ngre alarmin për shurupet e kollës

OBSH ngre alarmin për shurupet e kollës

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

Produktet ishin prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, shtoi OBSH.

Firma ende nuk ka komentuar.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

OBSH i identifikoi ilaçet për të cilat është lëshuar alarmi, si solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold.

Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por "mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera", shtoi OBSH, në alarmin e publikuar në faqen e saj të internetit.

Organizata paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia - një destinacion popullor turistik - zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut.

Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve me paracetamol dhe u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre.

Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë thanë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kishin vdekur, pa dhënë një numër të saktë.

 

EMISIONET