Një vaksinë e re kundër malaries që mund të ndryshojë botën, thonë shkencëtarët

Një vaksinë e re kundër malaries që mund të

Një vaksinë kundër malaries me potencial "të ndryshojë botën" është zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit.

Ekipi pret që vaksina të dalë në treg vitin e ardhshëm pasi provat treguan deri në 80% mbrojtje kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Më e rëndësishmja, thonë shkencëtarët, vaksina e tyre është e lirë dhe ata tashmë kanë një marrëveshje për të prodhuar më shumë se 100 milionë doza në vit.

Organizata bamirëse "Malaria No More" (Jo më malarie) tha se përparimi i fundit nënkuptonte se fëmijët që vdisnin nga malaria mund të përfundonin "në jetën tonë".

Është dashur më shumë se një shekull për të zhvilluar vaksina efektive pasi paraziti i malaries, i cili përhapet nga mushkonjat, është kompleks dhe i pakapshëm. Është vazhdimisht në lëvizje, duke zhvendosur forma brenda trupit, të cilat e bëjnë të vështirë imunizimin kundër, raporton BBC.

EMISIONET