Një në tre vdekje në Shqipëri nga hipertensioni, matje dhe këshilla falas në tendën e ngritur në pedonale

Në këtë kënd të improvizuar qytetarët mund të matin tensionin e të informohen mbi kujdesin që duhet të tregojnë.

Pas rritjes së menjëhershme të temperaturave, nisma është ndërmarrë nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit.

Alban Ylli, shefi i Departamentit të Sëmundjeve Kronike në ISHP, thotë se një në tre vdekje në Shqipëri vijnë nga tensioni i lartë.

"Në Shqipëri është problemi më i shpeshtë shëndetësor por dhe nga pikëpamja e shkaqeve origjinale të vdekjeve, të viteve të humbura të shëndetshme të jetës, hipertensioni është numri një në Shqipëri. 1/3 e vdekjeve në Shqipëri kanë si shkak origjinal hipertensionin".

Pavarësisht se sipas të dhënave të deklaruara nga ISHP, vetëm 5% e të rinjve rezultojnë me hipertension, simptomat herë të dukshme dhe herë të paevidentueshme nisin që në rini.

"Një pjesë e madhe e personave me hipertension nuk kanë asnjë simptomë por në mënyrë të heshtur ai shkakton dëmtim gradual të organizmit. Problemi i hipertensionit rritet me kalimin e moshës por fillon që te moshat e reja. Dhe te fëmijët mund të zbulojmë në disa raste të rralla tension të lartë të gjakur por sidomos ne shohim premisat për një tension të lartë të gjakut. Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik fillon që te fëmijët".

Kasti i studentëve të mjekësisë u angazhua të kryente këto matje teksa mjekët specialistë në momentin e evidentimit të një rasti të tillë këshilluan qytetarët për masa lehtësuese.

EMISIONET