“Një gotë lëng shege mban larg virozat” Arlinda Garuci tregon çfarë duhet të konsumoni në stinën e vjeshtës

Nutriciologia Arlinda Garuci në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA tregoi se cilat janë produktet ushqimore që duhet të konsumohen gjatë vjeshtës që të keni një shëndet sa më të mirë.

Një gotë lëng shege sipas saj mban larg virozat.

Arlinda Garuci: Perimet duhen konsumuar komplet familja e lakrave, lulelakra të gjitha llojeve,ndihojnë të kemi imunitet më të mirë. Jemi në sezonin e kungullit portokalli. Ka pak kalori dhe quhet ndër mbretërit e vjeshtës. Patatet e ëmbla dhe karotat duhet të jenë alternativa të vakteve. Tek frutat mund të them që shega është e para. Unë e kam ritual deri në fund të nëntorit 1 gotë lëng shege në ditë. Koha  e agrumeve kur marrim vitaminën c janë muajt e dimrit ndaj shega duhet të konsumohet çdo ditë deri në nëntor.

Sa u përket fëmijëve frutat dhe qumështin e kosin janë ndër ushqimet që ajo rekomandon.

Arlinda Garuci: Fëmijët duhet të kenë ushqyerjen e shëndetshme t’ju respektohen porcionet 2 deri 3 fruta në ditë. Perimet duhet t’ju jepen, qumështi e kosi patjetër, që të kemi sistem të mirë imunitar varet dhe nga flora bakteriale ndaj ata duhet të konsumohen se automatikisht do të kemi sistem imunitar më të fortë.

Në rastet kur fëmijët nuk pëlqejnë fruta të caktuar ajo thotë se mund të gjejmë mënyrën për tua dhënë qoftë përmes një smuthi.

Sa u përket gështenjave ajo bën dallim sa i përket konsumit nga persona të ndryshëm.

Arlinda Garuci: Gështenjat kanë karbohidrate e fibra nuk u këshillohen shumë personave diabetik dhe atyre që vuajnë nga obeziteti. Në varësi të gatimit të tyre mund të gjejmë dhe sasinë që të konsumojmë. Në varësi të mbipeshës zgjidhet dhe mënyra e konsumimit.

EMISIONET