Një gotë alkool jep efektin e konsumimit të gjysmë litri, nëse je i sëmurë, thotë eksperti

Për të folur për alkoolin dhe pasojat e tij ishin të ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA, dy ekspertët Fatmir Hasho dhe Roland Shuperka.

Eksperti rrugor Fatmir Hasho u shpreh se shoferët duhet të konsumojnë 0% alkool në drejtimin e mjetit, duke e konsideruar kështu si një rrezik të madh për jetën e tyre por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sakaq eksperti për politikat e alkoolit në vendin tonë Roland Shuperka tregon se si do të ndryshonte për qindja e aksidenteve në rast se nuk do të konsumohej nga drejtuesit e mjeteve.

“Një e katërta e aksidenteve do të shmangeshin nga mospërdorimi i alkoolit.”, tha Roland Shuperka.

Sakaq Hasho tha: “Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, konsumimi i një gote alkool jep efektin sikur është konsumuar gjysmë litri alkool.”

Por a quhet i dehur një person që ka marramendje dhe pse ka pirë vetëm 1 gotë?

Hasho thotë se quhet absolutisht i dehur, kur individi ndjen marrjen e mendve pas konsumimit të një sasie të caktuar alkooli.

Ajo që këshillon eksperti është  përdorimi 0% i alkoolit nën drejtimin e mjetit.

EMISIONET