Nga 1 nëntori vaksina Human Papiloma , ja për çfarë shërben

Mjekja Pediatre Sonila Brati në një intervistë në emisioni  “Jeto me Orën” në RTV Ora  foli rreth vaksinës Human Papiloma e cila ka vijuar të aplikohet në vendin tonë që nga data 1 nëntor.

Brati thotë  se është një vaksinë e mirë studiuar dhe shërben për kancerin e qafës së mitrës.

Sonila Brati: Që nga 1 nëntori ka filluar vaksinimi Human Papiloma. Shërben për kancerin e qafës së mitrës. Është një vaksinë e cila fillon në vende të tjera të botës më herët se tek ne ndërsa tek ne ka filluar nga 1 nëntori. Është shumë e rëndësishme. Kjo sëmundje nëse kapet vonë mund të këtë problematika shumë të rënda. Mund të jetë dhe fatale për jetë. Sot sëmundjet kancerogjene kanë një rritje të madhe, vijojnë të mbeten problematike. Ka një mbrojtje 95 %.

Si është pritur si vaksinë?

Sonila Brati: Prindërit e njohin si vaksinë. Ka pasur një lloj njohje një lloj interesi. Vetëm në ditët e para kemi pasur diku te 30 vajza të reja të vaksinuara. Ne vaksinojmë vetëm vajzat por mund të jetë një sëmundje që prek dhe djemtë. Është një vaksinë që nuk ka efekte anësore. Është mirë që vajzat të vaksinohen me këtë vaksinë që të mendojnë gjatë për jetën e tyre.

A ka frik për ta bërë një vaksinë të tillë?

Sonila Brati: Ne shohim se pyesin, ka një interes. Por ajo që duhet të dihet është se është një vaksinë e studiuar dhe nuk ka pse të ketë frikë apo hezitim nga prindërit.

EMISIONET