Nevojat për gjak të mëdha

Çdo vit rreth 20 mijë persona kanë nevojë për gjak. Kërkesat më të larta i kanë ata që vuajnë nga talasemia, sëmundjet kronike si dhe të aksidentuarit.

Është i dyti vit që Ermela dhuron gjak.

Thotë se nesër mund të jetë vetë ajo që do të ketë nevojë për ndihmë ndaj iu përgjigjet pa hezitim ftesave për dhurim.

Çdo vit thuajse 20 mijë persona kanë nevojë për gjak.

Edhe pse ndërgjegjësimi ndër njerëz është rritur, kërkesat krahasuar me dhurimet mbeten të larta.

Dorina Xhafa, Mjeke: Nevojat për gjak janë gjithmonë në rritje.

Në Shqipëri janë rreth 600 persona që vuajnë nga talasemia. Ata janë nevojtarët më të mëdhenj. Çdo tre javë duhet të kryejnë transfusion gjaku.

Dorina Xhafa: Themi gjithmonë që kemi fëmijët talasemik, por shumica e tyre nuk janë më fëmijë, tashmë janë të rritur. Nevojat e tyre për gjak janë gjithmonë e më të larta. Dhe një pjesë tjetër pacientësh që janë të sëmurët kronik janë në pavionet e Hematologjisë, në pavionet e Onkologjisë të cilët kanë gjithmonë e më tepër nevoja. 

Në Ditën Botërore të Dhuruesve Kryqi i Kuq ndërmorri disa fushata sensibilizuese në Tiranë.

Presidenti Ylli Alushi thotë se këto nisma garantojnë që gjaku të jetë i sigurt.

"Duhen rreth 20 mijë qeska gjaku në vit, ndërkohë Kryqi i Kuq siguro 25% të saj"

Veçanërisht në verë dhurimi i gjakut bëhet i rëndësishëm. Për shkak të pushimeve reduktohet në mënyrë drastike numri i dhuruesve.

Gjatë këtyre muajve aksidentet shtohen për rjedhojë rritet edhe numri i atyre që kanë nevojë për gjak.

EMISIONET