Në Sarandë, deri në 50 vizita në ditë të fëmijëve me viroza

Në Sarandë, rreth 50 vizita në pediatri kryhen çdo ditë. Mjekët thonë se prindërit duhet të kenë kujdes dhe të mos marrinë mjekime pa rekomandime

Ulja e temperaturave ka sjell fluks të fëmijëve në pediatrinë e Sarandës.

Rreth 50 vizita dhe 10 hospitalizime janë shifrat ditore të fëmijëve që mbërrijnë në spital.

"Predominojnë virozat respiratore. Më të prekur janë fëmijët e moshës 0-4 vjeç"

Sipas pediatrëve shqetësimet në masë të fëmijëve janë me rrugët respiratore dhe gastrointesinale.

Pediatrët u bëjnë thirrje prindërve të mos neglizhojnë simptomat fillestare tek fëmijët.

Më e qetë është situata në Poliklinikë. Popullsia adulte është më imune ndaj virozave të stinës, por dhe më e ndërgjegjshme ndaj gripit. Mjekja e familjes Tea Pashollari tregon se ka një ndërgjegjsim të madh këtë vit ndaj vaksinës së gripit.

Fluksi i pashmangshëm i virozave gjatë kesaj periudhe po tentohet të minimalizohet me ndërgjegjësim për vaksinim nga ana e bluzave të bardha.

EMISIONET