Ndikimi i duhanit në shëndet, Shuperka: Rritet numri i duhanpirësve, 4 mijë vdekje në vit në Shqipëri
I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte eksperti i shëndetit publik Roland Shuperka, për të folur për ndikimin e duhanit në shëndet.
"Në nivel botëror 1.25 miliardë janë duhanpirës, në vitin 2000 kanë qenë 1.1 miliardë. Pra, këto 20 vite shifrat janë rritur. Ky është shqetësim i Organizatës Botërore të Shëndetit dhe në korrik kanë nxjerrë një udhëzues se si duhet të punojmë ne me personelin shëndetësor në drejtim të trajnimin për të ndihmuar duhanpirësit për të lënë duhanin. Llogaritet se janë 8 milion vdekje në vit në nivel botëror, më shumë se 4 mijë vdekje janë në Shqipëri. Parashikohet që në fund të shekullit do të ketë më shumë se 1 miliard vdekje në vit në nivel botëror", tha Shuperka.